Vetëm për tre euro bllokojne te gjithe fluturimet, gjermanët leksion botës


Trafiku ajror në Gjermani është në kaos total. Të paktën 370 fluturime të planifikuara janë anuluar.

Kjo gjë ka ndodhur si pasojë e e grevës që u zhvillua nga punonjësit e e sigurisë së areoporteve të Dyseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit. Mësohet se mbi 110 mijë pasagjerë nuk kanë mundur të kryejnë udhëtimet e tyre, për shkak të kësaj greve.

Gjithashtu këta punonjës kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa paga e tyre të rritet deri në 20 euro për orë. Pagesa për këta punëtorë është 17 euro, por ata kërkojnë rritje. Një grevë e tillë është paralajmëruar edhe në Berlin.