Varësia nga smartphone-ët dhe ilaçet kundër dhimbjeve të forta, efekt të njëjtë në tru


Varësia nga smartphone-ët mund të ketë efekte të ngjashme në tru, njësoj si varësia nga opiodët( mjekime kundër dhimbjeve të forta).

Hulumtuesit që mbikëqyrin studentët e kolegjit rreth përdorimit të teknologjisë kanë gjetur një sërë tendenca shqetësuese, të cilat paralajmërojnë se sjellja e tyre është shumë e ngjashme me atë të abuzimit me substanca.

Përveç efekteve neurologjike, studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të varur nga telefonat e tyre kanë tendencë të ndjehen të izoluar, të vetmuar, në depresion dhe të shqetësuar më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre.

“Varësia nga përdorimi i smartphone-ve fillon të krijojë lidhje neurologjike në tru në mënyra të ngjashme me atë se si veprojnë substanca të ndryshme, që disa pacientë marrin për lehtësimin e dhimbjeve”, u shpreh Erik Peper, Profesor i Edukimit Shëndetësor në Universitetin e San Franciskos.

 

Hulumtuesit kanë anketuar 135 studentë në universitet, duke zbuluar një numër të ndikimeve negative, mes atyre që kanë raportuar përdorim më të lartë të telefonit.

Ekspertët thonë se vetmia mund të lidhet me mungesën e ndërveprimeve ballë për ballë dhe mungesës së gjuhës së trupit.