Ajo është një aktore mjaft e njohur për rolet e sa, me humorin në komedi dhe parodi ndër vite, Rita Lati ka fituar zemrat e publikut shqiptar. Gjithnjë e karakterizuar nga energjia dhe plot sharm,Rita Lati ashtu si gjithnjë edhe ketë herë ka folur “pa doreza” për jetën e saj private. Kur vajza e saj Roza Lati ishte ende e vogël, ajo u nda nga bashkëshorti për të filluar një jetë të re, por kjo nuk e ka bërë Ritën që të ndalet nga suksesi i saj në role të shumta.
E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë të enjte, aktorja u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti. Me përgjigjen e saj pa komplekse, aktorja tha se “nuk e përballon dot një burrë në shtëpi”.
“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati.