Grabitje spektakolare ne Brazil,hajdutet vjedhin telefona me vlere 1 milion dollare


Disa hajdutë nga Brazili, të maskuar si punonjës, kanë vjedhur ngarkesën me telefona Samsung Galaxy S9, me vlerë 1 milion dollarë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë, në aeroportin ndërkombëtar i Rio de Zhaneiros.

Televizioni Globo publikoi të mërkurën fotot e burrave që ishin të veshur me uniformat e punonjësve të zonës së ngarkesës, pasi hynë në aeroportin ndërkombëtar të Galeo, të dielën.

Banda, e cila ishte e armatosur, dyshohet se e ka fshehur ngarkesën me Samsung Galaxy S9 në Mare, një komunitet i varfër.

Policia nuk pranoi të komentojë mbi incidentin e raportuar, i fundit pas një vale të madhe vjedhjesh të ngarkesave të ndryshme. /k.k/noa.al/