Nuk jua merr mendja kurrë! Ja sa ishte rroga e Enver Hoxhës gjatë komunizimit


A jeni kurioze ta dini?

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë.

Në librin e tij “Historitë e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe di ktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “di ktator”.

ENVER HOXHA HERO I KOMBIT?!
Enver Hoxhës i mjaftuan vetëm pak vite për të ngritur kultin e tij. Këtë e bëri jo vetëm me vr asje, arr estime e dë nime, por edhe me vlerësime për veten e tij. Vetëm në pak vite si kryeministër ai mori 11 dekorata dhe urdhrat më të lartë që merr një shqiptar.

Hero i popullit, Urdhër i Lirisë së Klasit të Parë, Urdhër i Flamurit, Medalja e Kujtimit, Urdhri Partizan i klasit të parë, Urdhër i Skënderbeut i klasit të parë, Urdhër i Trimërisë, Urdhri “Ylli i Kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit. Kulmi i vetëdekorimit arrin kur, vetëm 1 vit e 11 muaj si kryeministër, mori urdhrin “Hero Kombëtar”.

Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Që gjatë Rilindjes dhe me ngritjen e shtetit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte heroi ynë kombëtar. Por më 27 nëntor 1946, Shqipëria bëhet i vetmi vend në botë me dy heronj kombëtarë. Me Skënderbeun dhe Enver Hoxhën. Dhe çudia vijon: bashkë me titujt dhe urdhrat e tjerë këta tituj vazhdojnë të jenë edhe sot, që ka kaluar një çerekshekulli nga rrëzimi i komunizmit.

RROGA E ENVER HOXHËS.

Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Ar matosura. Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar. Por sa e kishte rrogën Enver Hoxha? Revista “Time”, e vitit 1971, zbulon se Hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.

VJERSHA E KRYEMINISTRIT.

Enver Hoxha rezulton i vetmi kryeministër që ka bërë një vjershë gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. Edhe Fan Noli si vjershëtor u mor me përkthime gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa Mehmet Shehu kishte hedhur në vargje impresionet e lu ftës së Spanjës, por jo kur ishte kryeministër. Por muza e Enver Hoxhës u frymëzua nga një pikëllim i madh, për kë do thoni ju? Vd ekja e babait të tij shpirtëror, Josif Stalin. Ja dhe vjersha që sot më shumë të bën për të qeshur:

10 VJET KRYEMINISTËR, 40 VJET DI KTATOR, ASNJË GËRVISHTJE.

Për 40 vjet Enver Hoxha drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë. Afro 100 mijë është shifra zyrtare që jepet për ata që kanë vu ajtur gjatë sistemit komunist ose janë vr arë, ose janë bu rgosur apo in ternuar. Ndërkohë as në 10 vite si kryeministër dhe as në 30 të tjera si sekretar i parë i Komitetit Qendror, Enver Hoxhës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Asnjë at entat, asnjë përpjekje, asnjë tentativë, asnjë plan nuk është konfirmuar që një apo disa shqiptarë të synonin për ta el iminuar Enver Hoxhën.

Sa ironike është ajo që thotë Sulo Gradeci, kryetari i grupit të Sigurimit të Enver Hoxhës, për 30 vjet, në intervistën e dhënë autorit të këtij libri në vitin 2007: “Enverin e ruante i gjithë populli”. Është më se kuptimplotë pyetja naive e një studenti tim të gazetarisë, në një orë leksioni: “Si ka mundësi që me tërë ato kr ime që ndodhën, si nuk e që lloi dikush dik tatorin, të paktën me llastiqe?”.

Gazeta “Tirana Observer” zbuloi në vitin 2006 se pllaka përkujtimore prej mermeri me ngjyrë të kuqe nuk ishte gjë tjetër veçse pllaka e va rrit të Enverit që dikur qëndronte në va rrezat e Dëshmorëve. Një çudi që vazhdon të jetë edhe sot dhe po çudi vazhdon edhe kokëfortësia e atyre që e kanë vënë dhe atyre që e kanë për detyrë ta heqin.