Historia e rrallë, rusja vjen në Shqipërinë për të dashurin e gjyshes


Sot, kam ndër mend t’ju rrëfej shumë shkurt një ngjarje të rrallë.

Të padëgjuar, kurrë më parë.

Ose të paktën, unë as s’e kam lexuar, as s’e kam dëgjuar ndonjëherë.

Ndoshta – ndoshta, edhe për dritëpastin Agolli edhe për z. Kadare (të dy ish-studentë në Rusi) do të ngjallte kërshëri…

Udhës, tek po shkoja në punë, më drejtohet (rusisht) një femër shumë e bukur:

– Mirëmëngjesi, më falni Zotëri, …– Mirëmëngjes…– E dini ku është kafene “N….”?– Po, iu përgjigja, andej kaloj edhe unë; ejani me mua.

– Duke belbëzuar me atë rusishten time mjerane, me ato pesë fjalë që di, kalova në gjuhën frënge.

– Ju jeni ruse?– Po, nga Moska, ma ktheu; kuptonte shumë mirë frëngjisht.

– Unë e kam lënë të takohem me disa shoqe këtu, – tha, por jam rreth tri çerek ore më herët.

Meqë kisha rreth një gjysmë ore kohë unë, e ftova për një kafe.

– Me kënaqësi, tha.

Tek porositëm kafe, nisi një bisedë e lirë. Më foli se kishin rreth një javë nëpër Shqipëri. Më foli gjithë simpati për Alpet e bukura, për Shkodrën, për Vlorën, Sarandën, për Tiranën, për
Sheshin “Skënderbej”, për një koncert rok që kishin ndjekur, për ushqimin e shijshëm shqiptar…

Kërshëria më detyroi ta pyes, përse kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë.

Shoqeve dhe shokëve u jam imponuar unë për të ardhur këtu, ma ktheu.

Dhe pastaj…Eh, nuk e merrni dot me mend përgjigjen që më dha…

– Me qetësi olimpike ma ktheu:

– Po, erdha këtu në Shqipëri sepse vendi juaj është vendi i të dashurit të gjyshes sime…

Shtanga! Mbeta gojëhapur si në fotografi!– Ju lutem, shprehuni pak më qartë, ia ktheva.

– Po, rreth viteve 1960, një shqiptar (midis shumë të tjerëve), studionte në Moskë dhe ky kishte mike të ngushtë gjyshen time, tashmë të ndjerë. Mua më ka rritur gjyshja dhe shumë herë më ka folur për mikun e saj të hirshëm, të bukur e shumë të sjellshëm shqiptar.

Marrëdhëniet u prishën dhe fatk eqësisht, ata nuk u martuan dot, por ajo nuk e harroi kurrë atë djalë gjer sa ndë rroi jetë. Dhe kështu, Shqipëria më kishte mbetur pe ng, e, në një farë mënyre,
unë duke ardhur këtu, po çoj në vend amanetin e gjyshes që s’e pa dot këtë vend…

Erdhi koha për t’u larguar. Një gjysmë ore kishte avulluar, pagova kafetë, u përshëndeta me ruskën-moskovite – bukuroshe (ajo më përqafoi miqësisht) dhe ika pa kthyer kokën pas!
Nga Viktor Bakillari