Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Të rinjtë edhe pse temperaturat shënojnë nën zero gradë janë futur në ujin e lumenjve apo në det për të kapur kryqin që u sjell fat.
Edhe pse dita e 6 Janarit duhet që të jetë simbol bashkimi për besimtarët e krishterë, në qytetin e Beratit duket se nuk ka ndodhur kjo gjë.
Në momentin e hedhjes së kryqit nga imzot Ignanti, dhespoti i Beratit plot 15 të rinj u suIën për ta kapur objektin e shenjtë.
Kapja e kryqit ka nisur një sh err midis 15 të rinjve, të cilët kërkonin që të ishin ata personat që e kapnin kryqin.
Madje “konkurrenca” shkon deri aty saqë njëri prej garuesve tenton që të qëIIojë me g urë njërin prej të pranishmëve pasi pretendonte se i kishte marrë kryqin në mënyrë të padrejtë.