5 ditë nga mbyllja e llotove, ky lloj i ri bastesh po thyen rekord në Shqipëri


Më 31 dhjetor të gjitha llotot dhe lojërat e fatit u mbyllën e bizneset që ushtronin këtë aktivitet u kthyen në lokale normale ose u mbyllën. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, kryeministri Rama deklaroi se nga 1 janari shqiptarët pa luajtur kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë.

“Pa luajtur nga 1 janari deri më sot shqiptarët kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë”, deklaroi kryeministri.

Mirëpo mbyllja e llotove dhe lojërave të fatit nuk i ka ndalur shqiptarët të cilët kanë gjetur një mënyrë tjetër për të luajtur.

Vetëm 5 ditë që nga mbyllja e llotove dhe basteve, “Xing.al” ka vënë re se lloto online është bërë websiti i 39 më i vizituar në Shqipëri.

Tanimë Iufta e strukturave shtetërore do të jetë me bastet online e mbetet për t’u parë nëse ky fenomen do të Iuftohet.