Një ndër personazhet e natës së parë të progamit “Dua të të bëj të lumtur” ishte 76- vjeçari Pajo Mitikllari nga Përmeti. Ai kur kishte qenë fëmijë kishte pësuar një aks*dent i cili e kishte detyruar që të ndërpriste shkollën dhe të ndahej nga njerëzit e tij më të dashur. E vetmja që i kishte qëndruar pranë duke u kujdesur për të, ishte nëna e tij.
Varfëria e kishte shoqëruar gjithmonë Pajon gjatë gjithë jetës së tij dhe për t’i ardhur në ndihmë familjes ai kishte punuar bari që në moshë të vogël. Në rininë e tij Pajo ishte munduar të krijonte familje me njeriun që dashuronte, por fatkeq*sisht nuk ia kishte arritur.
Pas vd*kjes së nënës së tij, I ndodhur në vështirësi ekonomike, Pajo ishte strehuar në shtëpinë e të moshuarve.
Dëshira për të mos qenë më i vetëm në jetë e kishte shtyë atë që në programin “Dua të të bëj të lumtur” të kërkonte shoqen e tij të jetës. Moderatorja e programit, Arbana Osmani për t’a ndihmuar Pajon që të realizonte dëshirën e tij, i kishte ftuar në studio 5 zonja. Por ai kishte disa kërkesa të cilat fatkeq*sisht asnjëra nga zonjat nuk i plotësonte.