Mediat e huaja flasin për festimet e Vitit të Ri në Shqipëri, e krahasojnë me kryeqytetet botërore: “Ka shkëlqyer…”


Nata e ndërrimit të viteve u prit në Tiranë me një spektakël fishekzjarresh, një traditë kjo për vite me rradhë, që u ndoq nga një koncert me artistë të spikatur shqiptarë.

E mesa duket, festimet në Shqipëri kanë rënë në sy të mediave të huaja, të cilat e kanë krahasuar Tiranën me kryeqytetet e njohura botërore, që kanë shkëlqyer për festimet gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Një nga mediat më të njohura austriake, “OFR.AT” ka publikuar një foto të Kullës së Sahatit të Tiranës që është mbuluar nga fishekzjarret dhe e ka cilësuar si foto të javës, një “çmim” ky i dhënë edhe nga faqja e njohur “MSN.com” Foto është marrë nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.