Fëmija deklarohet i vdekur, nëna e përqafon dhe ajo që ndodh nuk pritej (Foto)


Kate dhe David Ogg, kishin pritur tre vjet para se të bëheshin prindër të dy binjakëve. Lindja ishte e parakohshmem, në 25 mars të vitit 2015 dhe kur Kate po e pyeste doktorin për të birin, ai i komunikoi se nuk ja doli.

Instinktivisht Kate kërkoi që ta merrte fëmijën dhe e vendosi të voglin Jamie në kraharor, ndërsa prej tij nuk dëgjohej asnjë rrahje zemre.

Pranë saj ndodhej David, i cili i përqafoi që të dy. Por teksa nëna po i fliste, Jamie i deklaruar i vdekur, nis që të lëviz dhe i shtrëngon njërin gisht të atit. Prindërit e rinj nuk arrijnë që ta besonin, Jamie u kthye në jetë.

Tashmë James dhe motra e tij Emily nga Queensland, Australi gëzojnë shëndet të plotë dhe janë rritur, ndërsa janë bërë edhe me një vëlla tjetër.