Përsëritja e vazhdueshme e gënjeshtrave. Propagandisti i HiIerit, Jozef Gëbels thoshte dikur: Nëse një gënjeshtër përsëritet shpesh, ajo bëhet e vërtetë.
Polarizojnë gjithçka në dy anët e një debati. Politikanët përdorin shpesh termat “ne” dhe “ata”, i përçajnë njerëzit, në mënyrë që ata të lënë mënjanë interesin e përgjithshëm.
Ata fajësojnë gjithmonë për problemet e qytetarëve jo veten, por “tjetrin” në kampin kundërshtar. Kjo strategji, është përdorur me shumë efikasitet që nga koha e Adolf Hitlerit.
Çdo lajm që nuk del nga goja e udhëheqësit, konsiderohet i dyshimtë. Shembulli më i qartë është sot Rusia, ku Vladimir Putin është bërë etaloni i së vërtetës.
Ata i thjeshtëzojnë gjërat, duke arritur të krijojnë iluzionin se i kuptojnë hallet e njerëzve dhe kanë gati zgjidhjen. Në shumë raste, kjo nuk rezulton e vërtetë.
Ata bëhen më të mëdhenj në mendjen e qytetarit. Shembulli më radikal është familja Kim në Koreja e Veriut, që u mëson fëmijëve se ata janë realisht Zota dhe krijues të botës.
Ata ju bëjnë gjithmonë të mendoni se jeni të rrethuar nga një ar mik më i fortë. Rre ziku i jashtëm, përdoret shpesh për të tubuar njerëzit rreth udhëheqësit autoritar.
Ata i referohen gjithmonë emocioneve, në vend të logjikës. Qytetarët shndërrohen në militantë fanatikë, dhe harrojnë se ata në kampin tjetër janë qenie njerëzore, me qëllime të mira, dhe jo një ar mik i rrez ikshëm që duhet lu ftuar.