Një emigrant shqiptar kandidon për deputet në Greqi


Një emigrant shqiptar në Greqi ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek. Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion forcash i qendrës së majtë.

Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht, bashkë me emrat e tjerë që do të konkurrojnë për një vend në parlamentin 300 vendësh të Greqisë. Fatos Malaj do të kandidojë në zonën elektorale “Athina A”. “Lëvizja për Ndryshim” rezulton nga sondazhet të jetë forca e tretë politike në vend.

“Së pari ishte një ëndërr dhe një dëshira ime prej shumë vitesh që u kurorëzua në këto momente, si dhe me dëshirën e forcës progresive të “Lëvizjes për Ndryshim”, ish-PASOK. Kam një besim që do arrijmë deri në pritjen e shiritit përfundimtar ditën e zgjedhjeve. Besoj se do jem zëri i bashkëatdhetarëve dhe gjithë emigrantëve në parlamentin grek”, tha Malaj për ABCNews.al

Shpallja e kandidaturës së Fatos Malajt ka shkaktuar reagime të fuq ishme nga ana e qarqeve të eks tremit të djathtë, që përgjithësisht e konsiderojnë si “paprecedent” dhe “kr im kombëtar” faktin që një emigrant shqiptar të ulet në ndenjëset e parlamentit vendas. Por Malaj beson se do ta votojnë edhe qytetarë grekë.

“Së pari gjej mbështetje dhe besim te bashkëatdhetarët e mi, por edhe të gjithë emigrantët që kanë përfituar shtetësinë greke. Shpresoj të më votojnë. Së dyti kam mbështetjen pozitive të lëvizjes politike, e cila është PASOK-u. Dhe së treti kam besim te qytetarët grekë sepse ku mbështesin alternativën tonë në këto zgjedhje”, tha ai.