E rralle:Njihuni me gjashtë-vjeçarin shqiptar që di 7 gjuhë të huaja (FOTO)


Amar Lenjani është 6-vjeçari nga Karaçeva e Kosovës, i cili dallohet nga moshatarët e tij për shkak të inteligjencës që ka.

Amari di të flasë 7 gjuhë të huaja.

‘Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht’, tregoi vogëlushi.

Ai ka informacion edhe mbi politikën, ku njeh mjaft mirë politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Inteligjenca e gjashtë vjeçarit është 131 IQ. Ligjërisht gëzon moshën gjashtë vjeçare, por sipas raportit mjekësor ai duhet të jetë 8.10 vjec.
Prindërit e tij kanë rrëfyer se djali edhe në shkollë dalllohet nga nxënësit e tjerë dhe se për të do ishte më mirë të shkonte në klasën e 3-të dhe jo të parë.