DOKUMENTET: Mercedes-in Bashës ia ka blerë ‘Viktoria Invest’, kompania që ndërton te Unaza e Re (FOTO)


Deputeti Taulant Balla akuzoi sot në Kuvend Lulzim Bashën se përdor një makinë luksoze që është blerë nga kompania “Viktoria Invets” për të në vitin 2010.

Balla tha se Basha përpiqet të fshihet pas transferimit të pronësisë.

Në fakt Lulzim Basha përdor makinen “Mercedez Benz” i zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numer shasie WDD2211561A293860.

Kjo makinë është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 nga Kompania “Victoria Invest”, ndërtuesja e lotit të tretë tek Unaza e Madhe. Sipas Ballës, pronari i Viktoria invest” është dhe kumbari i vajzës Lulzim Bashës.

Lulzim Basha ka folur sot për leasing nga kompania “Mektrin”, që nuk i ka të reflektuara në dosjen e pasurisë së tij.