Kush është vajza shqiptare lindur në Kanada e cila i ktheu dinjitetin Festivalit të Këngës, gazetari: S’qe nevoja të zhvlshej


Mbrëmë është zhvilluar nata e parë e Festivalit të 57-të të Këngës në TVSH, nga ku do të zgjidhet edhe kënga fituese që do të përfaqësojë, ashtu siç e do tradita, Shqipërinë në Eurovizion.

Ndërkaq, në sy të publikut ka rënë moderatorja Ana Gojla, lindur e rritur në Kanada, me thjeshtësinë e madhështinë e veshjes së saj.

Këtë e ka komentuar edhe gazetari Mentor Kikia i cili, duke ironoziuar kështu ndoshta Ledina Çelon që zgjodhi veshje thuajse transparente për të prezantuar, thotë se Anës nuk iu desh të zvishej për të fituar vëmendjen e publikut.

“Sa “pak” duhet për të qenë dinjitozë

Nuk ishte nevoja të zhvi shej që të fitonte vëmendjen e publikut. Madje nën një fustan “viktorian”, dukej edhe më madhështore. Me një nivel artistik dhe komunikativ deri në perfeksion, Ana Golja, një vajzë shqiptare e lindur dhe kultivuar në Kanada, është padyshim fituesja e “çmimit” të parë në festivalin e 57 ne TVSH. Një prezantim dinjitoz me Viktor Zhustin, që tregoi se “thinjat” janë shumë të nevojshme edhe në skenë.

Këngëtaret nuk garuan me gjatësinë e fustaneve, por me zërin e tyre. Nuk guxoj të bëj vlerësim artistik, por është një ndër festivalet më të mirë që mbaj mend.

Urime Inva Mula dhe Pandi Laço. I kthyet seriozitetin një institucioni muzikor!”, shkruan Kikia.