Lahet lakuriq në mes të ditës, burri i heq të gjitha tek Liqeni Artificial


Temperaturat e larta të ditëve të fundit na kanë bërë t’i harrojmë ditët e ftohta që kaluam rreth dy javë më parë.
Shumë qytetarë i janë drejtuar vendeve bregdetare dhe paçka se ende nuk mund të bësh not në temperaturat e ftohta të ujit ata kanë menduar që të marrin disa rreze dielli.

Mirëpo ndryshe duket situata në Liqenin Artificial të Tiranës, ku një qytetar ka shkuar dhe është zhytur në ujë.

Jo vetëm kaq, por ai ka preferuar të zhvishet totalisht duke dhënë kështu edhe një pamje të sikletshme për familjarët që kishin zgjedhur të bënin një shëtitje me fëmijët në fundjavë.

Një prej këtyre familjarëve i cili ka bërë edhe videon shkruan për JOQ:

Sezoni i verës hapet nudo ne Liqenin e Tiranës, kjo video është bërë sot.”
Ndonëse kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë janë një ambient që frekuentohen nga familjarë, të rinj, fëmijë dhe të moshuar, “nudistin” nuk e ka penguar askush që të lahet “siç e ka bërë nëna” dhe të “ekspozohet” për qejfin e vet.