Po hante darkë në restorantin e famshëm, burri nuk u beson syve nga ajo që gjen në ushqim


Një njeri me shumë fat ka gjetur një perlë me vlerë 4000 euro teksa po hante ushqime deti në një restorant të famshëm në New York.

Rick Antosh është fatlumi 66-vjeçar, i cili fillimisht mendoi se th eu dhëmbët teksa konsumonte ushqimin, por në fakt në gojën e tij kishte përfunduar një perlë e çmuar.

Shanset për të gjetur një margaritar të tillë janë një në 12 mijë raste dhe personat që gjejnë një perlë të tillë janë vërtet me fat.

Pas kësaj ngjarjeje disi të rrallë, si me shaka Rick Antosh është shprehur se do të kthehet sërish në restorantin “Grand Central” për të gërmuar për thesare të tilla.