Edhe pse studentët që në ditën e parë të protestës i thanë “Jo”, politikës, Iegenat që udhëheqin popullin shqiptar nuk mund të rrinin larg. Ata janë mësuar që të përfitojnë dhe t’i kapërcejnë shkallët në kurriz të njëri-tjetrit, në kurriz të popullt, por tashmë erdhi koha që të marrin vendin e merituar.
PS- PD-LSI në tentativë për të kapur protestësn studentore po shfaqen pikëllueshëm dhe vajtueshëm, pikërisht tani që studentët dolën në rrugë, pasi Iaku në fytin e tyre po u merrte edhe frymën e fundit. Rama në njërën anë me arr ogancë dhe kërc ënime, Basha me indiferentizëm , ndërsa Monika duke iu prekur shpirtrat. Kur dëgjon fjalimet dhe mesazhet e Monikës për studentët të kap pikëllimi.
“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën.
Mendova sa bujarë kishte qenë zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për t ëgatuar dhe për të larë rrobat në konvikte. U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas”, thotë Kryemadhi.
Por realiteti është ndryshe. Pasuria kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklaruar në ILDKPKI arrin një vlerë prej miliona eurosh. Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndonëse nuk kanë asnjë biznes, gjithnjë sipas asaj që kanë deklaruar, rezultojnë milionerë. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër. Sikur vetëm me lekët e shpenzuara për oper acione pIastike, Monika mund të kishte ndërtuar një konvikt dhe atëherë ndoshta do ishte më e besueshme.