Mimi Kodheli e merr në makinë, deputeti i kushton “fjalë zemre”


Deputeti socialist Erion Braçe i ka kushtuar një ‘dedikim’ të ngrohtë koleges së tij, Mimi Kodheli. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se e kishte nisur ditën sot pa makinë, dhe pavarësisht të ftohtit ishte nisur nga shtëpia për t’ju bashkuar kolegëve të Komisionit të Ekonomisë.

Brace thotë se është vonuar për në këtë Komision, por zbulon se në këtë moment është shfaqur Kodheli që e ka marrë në makinë duke e çuar në Komision.

Dhe këtu vijnë fjalët e “zemrës” së Braçes, ku ndër të tjera shkruan për Kodhelin: Shoqja më e mirë, lë gjithçka e të shashtis, thjesht Mimi!

Dedikimi i plotë i Braçes:

Ajo dita kur,
ne mengjes,
duhet te besh hapat e tua,
eshte ftohte por ti nuk heq dore nga hapat,
del pa makine dhe,
ne dreke duhet te ndjekesh koleget e Komisionit!

Atehere,
gjen shoqen me te mire ne bote qe,
le gjithcka dhe te shastis,
merr makinen dhe te gjen edhe koleget!

Thjesht #MIMI!