Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi


Reforma në Drejtësi pritet që shumë shpejt të sjellë edhe përfundimin e ndërtimit të disa institucioneve të rëndësishme, siç është SPAK “Struktura e Posaçme kundër Korr upsionit dhe Kr imit të Organizuar”.

Në thelb reforma ka betejën kundër korr upsionit dhe SPAK është një nga institucionet kryesore. Me ngritjen e KLGJ dhe KLP tashmë pritet që SPAK të marrë formën e plotë dhe shumë shpejt kemi të ngritur institucionin e shumëpritur, i cili do ketë përpara shumë sprova.

Dosja që duhet shqyrtuar më shumë dhe më e rëndësishme, jo vetëm duhet të jetë voluminozja Meta-Kryemadhi, por ajo duhet të japë rezultatet e shumëpritura nga shqiptarët.

Dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.

E me taksat e tyre shqipatrët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.

Panë një Kryeministër të dhu nshëm dhe të korr uptuar si Ilir Meta. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për ta në 21 janar përgj akej bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Panë ministrat e tyre hajdutë. Kanë para bandën e LSI-së nga jugu në veri të vjedhë e rrëmbejë çfarë i del para.

Panë gjithashtu se me të gjithë zullumet e tyre, skandaIet, korr upsionin e banditizmin politik, ata vetëm ngjiteshin në karrierë dhe me taksat e shqiptarëve mbushnin xhepat e tyre. I kanë parë vila luksoze, i kanë parë se si i shkollojnë jashtë fëmijët me qindra, mijëra euro kur rrogat e tyre nuk e japin aspak këtë mundësi.

Këto e shumë e shumë të tjera shqiptarët i shohin edhe i dinë, por ka ardhur koha që SPAK t’i provojë ligjërisht.

Jo vetëm t’iu kërcasë dhëmbët, por t’iu vendosë pra ngat dhe t’i çojë aty ku duhet të shlyejnë çdo qindarkë të vjedhur.

E SPAK ka dosjen e artë në dorë. Dosja Meta-Kryemadhi, e cila në finale mund të jetë dosje e suksesit të Reformës në Drejtësi, aq të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe aq shumë të penguar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi./ CNA.al