Ja çfarë thotë Xherdan Shaqiri pasi shkëlqeu kundër Manchesterit


Liverpooli luajti në “Anfield Road” kundër Manchester United sfidën e javës së 17-të në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 3-1, ku pasi rezultati ishte 1-1, Xherdan Shaqiri futet në lojë, shënon dy herë në portën e De Geas, duke i dhënë triumfin skuadrës së tij.

“Është një ditë perfekte për mua”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

“Është fillimi më i mirë në histori të klubit dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë mendoj se do të kemi rezultate të mira”, theksoi ylli shqiptar.