Dita-ditës protesta e studentëve sa vjen e bie në numër pjesëmarrësish. Në ditën e 12-të, siç edhe mediat kanë pasqyruar, ka qenë tejet i pakët numri i atyre që protestojnë para kryeministrisë.
Mirëpo veç rënies së numrit të studentëve, vihet re edhe diçka tjetër, rritja e numrit të militantëve të PD-së në bulevard.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, “student” Sali Lushaj dhe “student” Altin Goxhaj vijojnë të hiqen si studentë e të qëndrojnë në Bulevard.
Por krahas tyre, sot është vënë re në protestën e studentëve edhe prania e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe një prej eksponentëve pranë PD, Sait Dollapi, ish-administrator i CEZ dhe drejtor i UKT, në qeverinë “Berisha”.
Si në mjaft raste, edhe kësaj radhe partitë opozitare infiltrojnë ithtarët e tyre nëpër protesta me qëllim përfitimin e kapitalit politik./Lexo.al/
https://www.facebook.com/gazetatema/videos/1958575814448116/?t=0