“Rri i qetë, do bëhesh më mirë”/Shpresë për Musain, niset për kurim në Itali


Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka siguruar paratë për rehabilitimin e Musa Baculit në një spital të specializuar për gjendjen e tij në Xhenova, Itali.

I riu u gjet në gjendje të rë ndë nga Haxhi Vukaj teksa po lahej në lumë më 19 gusht. Ai bashkë me një grup tjetër djemsh e gjetën Musain te mb ytur, pa she nja jete dhe bënë çdo gjë që ai të merrte sërish frymë.

Ndërkohë,Elvisi dhe Sidriti shkuan në spitalin e Shkodrës ku takuan nënën e Musait.

Hoxha Naçi iu drejtua nënës së djalit:

Ne e kemi ëndërr që ta shikojmë Musain duke të të përqafuar. Ti e ke dritën e syve, vetëm atë ke. Shpresa është e madhe. Spitali është i specializuar për raste të tilla. Presim lajme të mira”

Më pas në sallën e reanimacionit futet një staf i specializuar për ta marrë djalin. Musai e kuptoi se nga ky moment gjithçka do të ndryshojë. Lotët i rrjedhin nëpër faqe nga emocionet.

Elvisi i thotë sërish nënës së djalit:

Shqiptarët e bënë pjesën e parë. U mblodh shuma që Musai të rehabilitohet në një nga spitalet më të mirë për fëmijët. Ne do lutemi për Musanë. Nga ty presim vetëm lajme të mira, duam që të komunikosh me djalin tënd, ai është drita e syve të tu. Zoti para, ne mbrapa.”

Historia e djalit 15 vjeçar, Musa Baculi ka prekur mijëra shqiptarë që e panë të dergjur në shtratin e spitalit të Shkodrës në gjendje vegjetative.