Ekskluzive / Nis rrethimi i madh, amerikanët hapin dosjet e pasurisë së Monikës, Metës, Shkëlzen Berishës dhe ministrave të Ramës


Ka nisur rrethimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çiftit të politikanëve më të korr uptuar në Ballkan, të cilët me dy rroga shteti kanë akumuluar një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh, ndërsa pasuria e fshehur mund të jetë sa buxheti i shtetit shqiptar.

Ditët e fundit ka përfunduar projekti i misionit amerikan USAID për inventarizimin, kontrollin dhe publikimin e të gjitha pasurive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo lëvizje vjen për të mbyllur çdo shteg, për ndërhyre dhe për fshirjen e pasurive të deklaruara, para ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilat do të marrin në dorë dosjet e politikanëve të korr uptuar.

E gjithë pasuria e Metës dhe Monikës është kontrolluar vit pas vitit dhe është hedhur në sistem online. Tani askush nuk mund të ndërhyjë për të fshehur vilat dhe paratë, për t’i shpëtuar hetimit nga SPAK-u.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkëlzen Berishën dhe ministrat e Edi Ramës, të cilët do të jenë në shënjestrën e Byrosë Kombëtare të Hetimit. USAID ka ndihmuar inspektoratin e pasurive, për të regjistruar nga e para dhe hedhur në një sistem të ri të gjitha pasuritë e tyre, që të mos kenë asnjë mundësi për të fshirë të dhënat kur të japin llogari para SPAK-ut se si i kanë bërë gjithë këto pasuri.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetarët e bashkive dhe drejtorët e Edi Ramës, të cilët janë shkarkojnë dëmin kryesor në buxhetin e shtetit dhe në pronat publike.

Për të arritur këtë, Inspektorati i Lartë më datën 3 tetor 2017, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me University Research Co. (URC), me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për ofrimin e asistencës në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, i cili do t’i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave privatë për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar.

Kjo lëvizje e rëndësishme, ka ardhur pas një kërkesë të Grupit të Shteteve të Kundër Korr upsionit (GRECO) për të luftuar korr upsionin në radhët e deputetëve dhe gjyqtarëve.

GRECO rekomandoi autoritetet për krijimin e një mjeti të tillë deklarimi që do të mundësonte vënien në dispozicion të publikut, të deklaratave të 140 deputetëve, në një faqe elektronike zyrtare, pa vonesa.

GRECO rekomandoi gjithashtu që “deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota më të shpeshta; dhe ii) Të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse”./Pamfleti