Banorët e ‘Astirit’ i bashkohen protestës së studentëve para kryeministrisë (VIDEO)


Protestës së studentëve para godinës së kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e ‘Astirit’. Afrimi i tyre vjen pas thirrjes së studentëve që protestës së tyre t’i bashkohen qytetarët, me përjashtim të partive politike. Dita e para te proteste, bashkimi e tyre u refuzua.

Ata prej 42 ditësh protestojnë kundër prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Re dhe në mbështetje të tyre që prej fillimit kanë dalë deputetët e opozitës së bashkuar, ndër ta kreu i PD-së, Lulzim Basha.