“S’kemi frikë nga bora, s’kemi frikë nga shiu, jemi çuna të fortë çuna nga veriu”


Një grup studentësh dhe të rinjsh nga Miloti, janë nisur mëngjesin e sotëm në këmbë për t’iu bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë, protestë e cila sot është në ditën e saj të 10-të.

Nën thirrjet; “S’kemi frikë nga bora, s’kemi frikë nga shiu, jemi çuna të fortë çuna nga veriu”, si dhe “studentët do fitojnë”, grupi i të rinjve ka mbërritur në Tiranë, përkatësisht në zonën e Laprakës, dhe për disa minuta pritet t’u bashkohet studentëve para Kryeministrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Gentian Mark Gjonaj në rrjetet sociale. Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

https://www.facebook.com/albanian23/videos/10218149398902931/?t=0