Edhe sot opozita ishte në protestën e zhvilluar nga banorët që preken nga Unaza e Madhe. Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu tha se duhet të mbrojmë studentët pasi ata po përçmohen nga qeveria.
Balliu: Shpreh mbështetjen e PD për këta banorë, ndaj naftëtarëve, minatorëve, mbi të gjitha ndaj studentëve që i kanë rikthyer shpresën këtij vendi. Ata në fakt kanë fituar që në momentin që dolën sepse i rikthyen shpresën qytetarëve shqiptarë.
Çdo qytetar ka detyrimin moral të mbrojë ata studentë, të cilët po përcmohen nga Rama dhe qeveria e tij. Çdo gjë i është falur këtij njeriu, i janë falur 13 vite si kryetar bashkie kur e shkatërroi Tiranën. I janë falur këto 5 vite kur ka vjedhur xhepat e qytetarëve shqiptarë, por që të tallësh fëmijët e qytetarëve shqitparë, këtë nuk do të ta falin kurrë dhe do mbash përgjegjësi.
Zona e Unazës së Re është një zonë kr imi, sepse është vërtetuar që është bërë një vjedhje dhe nuk mund të ketë asnjë punimi dhe nuk mund të ketë asnjë hap as nga bashkia dhe as nga qeveria, për shkak se cdo hap i mëtejshëm do të shërbejë vetëm për prishjen e provave.
/Ora News.tv/