Juventusi nuk arriti ta mbyllë me fitore, ose të paktën me një barazim fazën e grupeve në Champions League, duke u mposhtur në Torino nga skuadra zvicerane e Jang Bojs me rezultatin 2-1. “Zonja e Vjetër” kishte shanse të panumërta për të barazuar dhe Dibala ia doli të shënojë në minutën e 94’, por anësori e anuloi për një pozicion jashtë loje të Ronaldos.
Ylli portugez nuk kishte asnjë arsye për ta prekur topin që po shkonte drejt rrjetës dhe as të merrte pjesë në aksion, pasi gjuajtja e argjentinasit ishte e destinuar për të shkundur rrjetën.
Pas këtij veprimi të Ronaldos, mediat nuk kanë pritur dhe kanë kryqëzyar menjëherë yllin portugez, duke e quajtur një egoist shumë të madh dhe manlak i statistikave personale.