Një grup gjimnazistësh dhe studentësh janë nisur në këmbë nga Miloti në drejtim të Tiranës.
Ata thonë se po e organizojnë kështu këtë protestë për t’u solidarizuar me studentët në Tiranë.
Ata po sfidojnë të ftohtin dhe shiun për të marrë pjesë në protestën e kryeqytetit, aty ku shumë studentë të Fakulteteve edhe nga rrethet ndodhen në ditën e 10 të protestës së tyre për plotësimin e tetë kërkesave.