Protesta në Shkodër, tregtari pret Ramën me vezë e patate: Me ia rras në lule t’ballit (Video)


Ndërkohë që sot pritet të hapet Panairi i Punës në Shkodër, ku të pranishëm do jenë përfaqësues të qeverisë, tregtarët e biznesit të vogël kanë dalë në protestë kundër skemës së re të TVSH-së.

Përfaqësues të biznesit të vogël, por edhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Shkodrës, teksa kanë thërrasin kundër qeverisë Rama, ngrenë parrulla, por edhe kanë goditur me vezë drejt Prefekturës së Shkodrës.

E veçantë ka qenë protesta e një shkodrani, i cili kishte mbushur bagazhin e makinës me patate dhe vezë duke deklaruar:

Ito patate dhe kto 40 kokrra vezë, janë për Edi Ramën me ia rras në lule t’ballit. Këto s’janë gjë, ai meriton hu.”

Mirëpo, sipas burimeve Rama ka anuluar vizitën në Shkodër dhe i pranishëm do jetë vetëm ministri i Financave, Arben Ahmetaj.