“Kur pritej që opozita të mbronte studentët ajo hyri në parlament dhe mbrojti mandatet”, kështu shprehet gazetari Agim Xhafka.
Vendimi i deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare ka qenë i befasishëm.
Deputëtë e opozitës të cilët kishin bojkotuar seancat plenare që prej fillimit të sesionit të ri parlamentar të këtij viti, tashmë shëptuan mandatet e tyre.
Mesa duket opozita tregoi se nuk është e gatshme të djegë mandatatet e deputetëve në emër të asgjëje.
Nga demokratët sot në Kuvend shkuan Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku, Valentina Duka dhe Luçiano Boçi, të cilët shpëtuan kësisoj mandatin e deputetit ndërsa nga LSI, Kejdi Mehmetaj, Luan Rama, Floida Kërpaçi e Petrit Vasili të cilët njëherazi shpëtuan kështu mandatet e tyre.