Kundratank dhe spital me vete, njihuni me “Bishën” që do të mbrojë Presidentin Trump


Jemi shumë pranë prezantimit me limuzinën e re të Presidentit Amerikan Donald Trump, e quajtur “Bisha”. Fotot e para të kësaj makine ultra-të blinduar janë publikuar ende para se të përfundojë prodhimi i plotë.

Ndryshe nga automjetet e tjera risitë janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, që në modelin e ri janë në gjendje të përballojnë goditje më të fuqishme, si minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.

Nga brenda do të jetë një “minispital”, ku do të ketë një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

Kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq.