Berisha thirrje qytetarëve: Oburra të bëhemi bashkë me studentët


Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me protestën e studentëve.

Lideri historik i PD-së, menjëherë pas skadimit të uItimatumit të studenteve ndaj kryeministrit Edi Rama që skadoi sot në orën 16:00, shkruan se studentët janë më të vendosur se kurrë.

Berisha u bën thirrje qytetarëve, por kryesisht mbështetësve të tij demokratë që të dalin në protestë në krah të studentëve.

“Skadon ultimatumi ndaj Kallam Dështakut. Studentet me te vendosur se kurrë. O burra ne Tirane te mbështesim studentet tanë. Ata do fitojnë!”, shkruan Berisha në Facebook.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/323947711758284/?t=0