Ky fëmijë është një nxënës i shkëlqyer, por nuk do ta besoni pse ai i bën detyrat e tij në rrugë. Ai ka një arsye që nuk ju shkon mendja


Për shumë njerëz, kjo mund të duket e paimagjinueshme, por për këtë djalë, është kthyer ne monotoni. Me sa duket, Qu Sinian, djali 8-vjeçar nga Provinca Guizhou e Kinës i duhet të bëjë detyrat e shtëpisë së tij në një mbikalim afër shtëpisë së tij.
Ai nuk ka mundësi tjetër përveçse të vijë në mbikalimin, per shkak te dritave te dobeta ne shtepi.
E pra, atij, mbikalimi i duket më mirë se shtëpia e tij që nuk ka ndriçimin e duhur.transmeton 10gjera.com.

Qu i cili është në klasën e dytë shoqërohet nga nëna e tij e sëmurë, Li Gaoju sa herë që shkon në mbikalim.
Djali i varfer i bën detyrat e shtëpisë së tij në anën e rrugës për katër orë , para se të kthehet në vendin e tyre të vogël me qira prej 8 metrash katrore.”Dhoma jonë ka ndriçim të dobët. Është shumë e errët. Familja jonë është shumë e varfër. Ai duhet të vijë këtu për të bërë detyrat e shtëpisë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër “.I tha nëna e Qu-së gazetarit në një intervistë duke qarë.

Vështirësia e tyre filloi kur babai i Qu, i cili ishte një punëtor emigrant nga Provinca Sichuan, u bë i paaftë pasi një aksident ndodhi në vendin e tij të punës tetë vite më parë.
Akoma më keq, nëna e tij nuk mund të punojë për shkak të gjendjes së saj të dobët të zemrës.
Babai perfiton nga shteti rreth rreth $ 153 amerikane çdo muaj.

Gjysma e parave shkon per qiranë e tyre, ndërsa 15 dollarë amerikanë shkojne per qymyr te cilin përdorin për gatim dhe për t’i mbajtur ata ngrohtë në netët e ftohta.
Djali i vogël tha se donte të bëhej mjek kur rritej në mënyrë që të fitonte një page të mirë dhe te sheronte prindërit e sëmurë. Qu është një nxenes i shkelqyer në shkollën e tij. Kur u pyet se çfarë donte si dhuratë, ai tha se donte vetëm një llambë tavoline, në mënyrë që të bënte detyrat në shtëpinë e tij dhe jo në mbikalimin e zënë