Tarifat të ulen me 50%? Ironizon Rama: Jeni ne vete? Po pra te paguajne njesoj edhe ata qe rrine kafe edhe ata qe lodhen duke mesuar…


Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur studentëve që kanë dalë prej 6 ditësh në protestë, të cilët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre.

Rama u ka thënë studentëve se rruga e vetme është dialogu, dhe se tarifat nuk i vendosur qeveria, por universitet dhe sipat tij duhet diskutuar se si ato mund të ulen.

“Pse të mos u paguajmë në atyre studentëve që kanë mesataren 9 dhe 10? Pse të mos u paguajmë në tarifën e atyre që janë më ndihmë ekonomike? Si mund të trajtojmë njësoj atë që i bretku duke mësuar me ata që rrinë në kafene tërë ditën?

Jemi gati që tarifat t’i mbështesim edhe në masën 50% por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë”, tha Rama.

PJESË NGA DEKLARATA

Eksperienca demokratike njeh pengmarrje nga grupe trreoriste, kur qeveria nuk pranon të dialogojë. Edhe rastin në fundit në Francë, që dalin në mëngjes dhe thonë të djegim fshatin dhe pastaj të dalim në mbrëmje të krihemi në pasqyrën mediatike në darkë. Nuk doni të dialogoni, është e drejtat juaj, rrini atje dhe mos ndaloni të protestoni. Por mos mendoni se kërkesat që ka secili në kokë dhe ti nxjerrim kërkesat nga kokat tuaja.

Kam dëgjuar dhe disa profesorë që nuk duan dialogë, këta që janë pjesë e problemit thonë që unë jam për të qeverisur, për të plotësuar kërkesat. Unë nuk hy tek ata kryeministra që të mendojë se jam më i zgjuar nga të gjithë, Por mendojë se mund ta bëj këtë punë shumë i mirë

Kam bredhur në çdo cep të Shqipërisë jam futur në çdo vrimë të Shqipërisë. Kjo ka ardhur për të ndjerë dhimbjen e një nënë që ka humbur burrin dhe ka tre fëmijë që i ka të shkëlqyer në shkollë.

Unë dua të them, cila kërkesa, tarifat pa tjetër i diskutojmë, dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre studentëve, që kanë nevojë për shumë mbështetje. Por të jemi të qartë nuk i vendosim ne, por universiteti ne kemi vendosur vetëm tavanin. Por si bëhet kjo? Pa dialog? Vetëm me komunikim telegrafik me njëri-tjetrin?

Pse kush jam unë që zoti, që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh nga lart? Jo unë mund të bëj zgjidhjet nga dialogu.

Pse të mos u paguajmë në atyre studentëve që kanë mesataren 9 dhe 10? Pse të mos u paguajmë në tarifën e atyre që janë më ndihmë ekonomike? Si mund të trajtojmë njësoj atë që i bretku duke mësuar me ata që rrinë në kafene tërë ditën?

I gatshëm për tw shkuar me tek kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë.