Mbrëmë është mbajtur nata finale e festivalit “Kënga Magjike”.
Stresi ishte njëri ndër konkurrentët e këtij edicioni të “Këngës Magjike”, të cilit për shkak të arretsimit iu ndal rrugëtimi në festival në gjysmë, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë pas përfundimit të “Këngës Magjike”, të ftuarit kanë shkrepur imazhe me konkurrentët dhe fituesin e këtij festivali, Flori Mumajesin.
Në një prej fotografive që Bes Kallaku e postoi në llogarinë e tij në Instagram shihet bashkë me prezantueset e natës finale, Florin dhe Brunon.
“Nuk po e shoh Stresin?”, ka shkruar një komentues, ndërsa Besi nuk ngurroi t’i përgjigjet me ‘shaka’ duke i thënë “Stresi ishte ul te karrigja 313”. /Lajmi