Siguria me “ushtri” forcash speciale, u bë pasi ministri Lleshaj dhe SHISH, kishin informacion special nga agjentët e tyre brenda kryesive të PD-LSI, se protestuesit do ta ndjekin kryeministrin, kudo që shkon, për t’u përballur me të, siç vepruan sot, kur mësuan, se Rama ishte shfaqur në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, apo siç vepruan para dy ditësh në rrugën e Vau-Dejës
Protesta masive kundër tij, ka futur në pa.nik Kryeministrin Edi Rama, duke e detyruar, që përveç rrethimit të parlamentit e kryeministrisë me tela me gjëmba, të marrë masa të forta sigurie personale e familjare shtesë.
Ndërkohë që vetë, ka nisur të shoqërohet nga forca të shumta policie dhe nga 37 efektivë Garde e “të fortë” privatë, prej 1 jave, ka urdhëruar dhe rrethimin me roje policore e ushtarake speciale, të sarajeve në Surrel.
Këtë masë mbrojtëse e ka bërë, pasi siç thonë burimet, ia ka imponuar gruaja e tij, si pronare e sarajeve 2 milionë euroshe, tme.rruar nga frika e mësymjes së protestuesve drejt sarajeve, për shkak të karshillkut që po bën Edi Rama ndaj popullit, duke refuzuar largimin nga posti.
Sipas informacionit nga Garda e Republikës, qysh prej mesnatës së 15 shkurtit 2019, në sarajet e Linda Ramës ku jeton edhe kryeministri, janë vendosur 60 forca speciale, që kryejnë shërbim me 3 turne, pa llogaritur 16 agjentë civilë të policisë e SHISH, të cilët po përdorin mjediset e ish-Komunës-Dajt, si “trup-roje” shërbimi.
siç po ndodh edhe në protestën e sotme, duket se protestuesit, kanë vendosur ta gjurmojnë e ndjekin kryeministrin Rama në çdo hap, ndaj dhe ai, po i ndërron çdo ditë bazat e qëndrimit, duke shkuar nga institucion shteti e zonë në tjetrën, për të mos u përballur me ta./Pamfleti