Me të hyrë në vitin 2019, ne të stafit të xing.al, u ndjemë papritur të përmalluar për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën, figurat e mëdha të artit shqiptar por dhe traditat e vjetra. Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’!
Zemra e nënës
Filmi flet për një grua të moshuar të cilën e luan aktorja e madhe Tinka Kurti. Ajo jeton vetëm dhe në këtë vetmi përfytyron nipërit dhe mbesat duke i kthyer në kukulla e duke biseduar çdo ditë me ta.
Vjen një çast dhe të gjithë fëmijët afrohen për t’i marrë pasurinë. Por ajo nuk ka çfarë tu japë përveç kukullave. Në fund të filmit tregohet sesi trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri-tjetrin.
Ky film na ka bërë për të qarë të gjithëve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një aktore si Tinka Kurti e ka luajtur në perfeksion duke e përcjellë tek publiku vetminë dhe dhimbjen e gruas së moshuar, të braktisur nga fëmijët.
Debatik
E kush nuk ka qarë me vdek.jen e Colit? Filmi “Debatik” i prodhuar në vitin 1961 flet për një grup fëmijësh që krijojnë organizatën e tyre anti-fashiste të cilin e quajnë me emrin “Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).
https://youtu.be/WIvyC-5_pTE
Një djalë i varfër dhe jetim, Coli bëhet pjesë e grupit Debatik. Ai shkon të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por e vra.sin gjatë këtij aksioni. Filmi mbaron kur xha Demiri e gjen të vde.kur Colin dhe e merr në karrocë
Lulëkuqet mbi mure
“Sulooo”, zëri i fëmijëve të jetimores kur panë shokun e tyre të vri.tej natën në murin e jetimores, ka mbetur edhe sot në memorien e të gjithë shqiptarëve.
Jetimin Sulo kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij dhe nga frika e presioneve të vazhdueshme ai përpiqet natën të kapërcejë murin e jetimores por patrulla italiane e vr.et.
Gjeneral gramafoni
Muzika vajtuese kaba me klarinetë nga filmi “Gjeneral Gramafoni” mbahet mend dhe dëgjohet sot e kësaj dite. Momenti i cili i ka bërë të gjithë të qajnë tek ky film është kur Halit Berati i bie klarinetës para një fëmijë i cili qan me dënesë.
Tingujt e klarinetës e bëjnë vogëlushin të pushojë e madje t’i rikthehet buzëqeshja. Jua rikujtojmë këtë moment me videon e mëposhtme, transmeton Xing.al.
Malet me blerim mbuluar
Pla.gosja e Lilos në filmin “Malet me blerim mbuluar” na ka bërë të qajmë gjithashtu. Lilo Labja u pla.gos gjatë Iuftës dhe Kapua, Jahua, Peliçeli dhe Zeneli duhet ta çojnë Lilon drejt spitalit partizan. Pranverën tjetër Jahua dhe shokët e tij kthehen për ta marrë Lilon në spital por e gjejnë me këmbën e pre.rë./Xing.al
Nëse ju kanë bërë për të qarë filma të tjerë shqiptarë që nuk janë në këtë listë, komentoni.