47-vjeçarja merr vesh që është shtatzënë një orë para lindjes, por jo vetëm kaq


Ndërsa ajo po nxitonte për spital, Judy Brown ishte e bindur që po ndodhte diçka e tm errshme me trupin e saj.

Si një 47-vjeçare dhe me problemet e moshës, ajo po përjetonte dhlmbje barku shumë të rënda dhe mendonte që në trupin e saj kishte gurë gëlqerorë apo ndonjë lloj bllokimi masiv në pjesë të caktuara.

Me të arritur në spltali në Beverly, mjekët zbuluan se ajo nuk kishte asnjë shqetësim përveçse ishte shtatzënë. Por ajo nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Jo vetëm që Judy ishte shtatzënë, por ajo po bëhej nënë për herë të parë. Pas një ore që kishte arritur në spital, ajo solli në jetë një vajzë dhe që gëzonte shëndet të plotë, emrin e të cilës ia vendosën Carolyn Rose.

Është pak e fr ikshme të jesh brenda spitalit dhe të mendosh se trupi yt po vuan nga diçka shumë e ke qe, por të kuptosh që je shtatzënë dhe do lindësh direkt, kjo ishte e papërmbajtshme për mua”, tha Judy Brown.

Judy dhe burri i saj. Jason, janë të martuar prej 22 vitesh dhe kurrë nuk e kanë gëzuar privilegjin e të qenit prindër, por kjo nuk i ka privuar nga dashuria për njëri-tjetrin. Çifti e ka përshkuar gjithë udhëtimin e tyre pa fëmijë: “Nëse ndodh, ndodh”.