Nëse gjatë kohës kur kishin babain kryeministër deklaronin deri në 300 mijë euro në vit të ardhura në fushën e konsulencës dhe pasurive të paluajtshme, pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni, deklarojnë fitime modeste nga ky aktivitet.
Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e familjes Berisha për vitin 2017, ku ndryshe para vitit 2013, tashmë mungojnë apartamentet e reja dhe shumat e mëdha të parave të fituara nga konsulenca dhe ndërmjetësimi. Referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, ka fituar vetëm 3 milionë lekë nga aktiviteti i tij në fushën e konsulencës.
Vitin që u largua Sali Berisha nga pushteti, Shkëlzeni rezulton se ka krijuar kompaninë ‘Albanian Legal Company’, nga e cila deklaron 959 784 lekë pagë vjetore. Gjithashtu, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, deklaron rrudhje të pesë llogarive bankare dhe shtim të vetëm një llogarie bankare.
Gjatë këtij vitit, Shkëlzeni deklaron se ka shlyer një borxh me vlerë 75 mijë euro si dhe kredinë për blerjen e një makine me vlerë 11 836 euro. Ndërkaq, Argita Berisha, gjatë vitit 2017 deklaron 40 mijë euro të ardhura nga dhënie e apartamenteve më qira, 1 456 507 lekë pagën në Fakultetin e Drejtësisë si dhe 1 937 712 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private.
Ashtu si Shkëlzeni, edhe Argita deklaron vetëm 22 977 euro të ardhura nga konsulenca. Argita deklaron pakësimin e 4 llogarive bankare si dhe shtimin e gjashtë llogarive të tjera. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron si të ardhura 1 323 121 lekë pagën si deputet, 439 996 lekë dieta si dhe shtimin e dy llogarive me 583 365 lekë dhe 53 USD.
Liri Berisha deklaron shtimin e tre llogarive bankare me shumat 1 148 lekë, 1 148 lekë dhe 790 468 lekë. Gjithashtu deklaron pensionin 790 468 lekë dhe 3 296 lekë interesa bankare.
Pasuri të tjera të Shkëlzenit.
Në vitin 2009, Shkëlzen Berisha deklaronte 308.599 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe makinë 18 mijë euro. Në vitin 2010, Shkëlzen Berisha deklaronte 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme, 3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik.
Në vitin 2013, deklaronte blerje apartamenti me sipërfaqe 198 m2 dhe parking në ETC, me vlerën 346 500 euro, të ardhura nga konsulenca 4 520 814 lekë, 31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira dhe pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
Pasuria e familjes Berisha për vitin 2017
Ndryshimet në pasurinë e Shkëlzen Berishës viti 2017Intesa Sanpaolo, minus 156 euro, minus 25 477 euro.
Intesa Sanpaolo, minus 1 167 746 lekë, – 4 euro.Societe Generale Albania, – 1 184 euro.Llogari në Credins, – 810 lekë.
Llogari në Credins, – 31 679 lekë.Llogari në SEB Suedi, + 3 570 SEK.Të ardhura nga konsulenca, 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi tek shoqëria ‘Albanian Legal Company’ 959 784 lekë.Shlyerje huaje, 75 mijë euro.
Rinovuar overdrafti, 2 340 euro.Shlyer kredia e makinës, 11 836 euro.
Ndryshimet në pasurinë e Argita Berishës viti 2017
BKT, – 1 800 lekë.Banka Credis, 104 euro.Banka Credis, + 186 USD.Intesa Sanpaolo, – 31 USD.Intesa Sanpaolo, + 36 582 euro.Prokredit, – 3 350 lekë.Alpha Bank, + 1 632 984 lekë.Raiffeisen, + 1 694 440 lekë.Raiffeisen, + 1 312 euro.
Raiffeisen, + 11 USD.Paga në Fakultetin e Drejtësisë, 1 456 507 lekë.Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 937 712 lekë.Të ardhura nga konsulenca, 22 977 euro.Të ardhura nga qeratë, 40 mijë euro.Të ardhura nga interesat, 232 USD.Honorare dhe shpërblime, 358 078 lekë.Pagesë projekti për botime, 250 euro.
Ndryshimet në pasurinë e Sali dhe Liri Berishës viti 2017
Sali Berisha në Raiffeisen, + 583 365 lekë.Sali Berisha në Raiffeisen, + 53 USD.Së bashku në Intesa Sanpaolo, – 18 USD.Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.Liri Berisha në Credins, + 790 468 lekë.Paga Sali Berisha si deputet, 1 323 121 lekë, dieta 439 996 lekë.Pensioni Liri Berisha, 790 468 lekë.Interesa bankare Liri Berisha, 3 296 lekëPjesë nga pasuria e Shkëlzen Berishës ndër viteTë ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro (2015).Të ardhura nga qiratë 47 956 euro (2015).Blerje apartamenti 346 500 euro (2013).Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë (2013).Dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro (2013).Të ardhura si konsulent ligjor 5 668 384 lekë (2012)Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (2012).Të ardhura nga aktiviteti privat 150 000 euro (2010)Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë (2010)Makinë 18 mijë euro (2009)Të ardhura nga aktiviteti privat 308.599 euro (2009)
Pasuria fillestare e Argita Malltezit
Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimiApartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarëShtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarëApartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarëApartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarëDyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euroGjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro. Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë, Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro. Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro Makina Mitsubishi 8500 dollarë. Makinë Benz klas A, 5 mijë euro