3 jetlmët që nuk presin dhurata për Vitin e Ri, por kanë një kërkesë: Duam të …


Këto festa nuk do t’i gjejnë të gjithë familjet me tryezën plot. Disaprej fëmijëve nuk presin dhurata, por të mbushin barkun. Në këtë situatëndodhen dhe tre fëmijët e Zhani Mulellarit nga Tepelena.

Në familjen Mulellari nuk ka atmosferë festash, nuk ka drita, bredh e lodra. Ata e jetojnë çdo ditë me shpresën se e nesërmja do t’ua shuajë urinë. Zhani nga Bëçishti i Tepelenës, jeton mes urisë, së mundjes dhe braktisjes së shtetit. Ajo është vetëm 32 vjeçe, edhe pse pamja e tregon shumë më të madhe. Prej disa vitesh vuan nga diabeti, por së fundmi mjekët i kanë thënë se dyshojnë dhe për tumor.

“Mjekët e Gjirokastrës u treguan shumë të mirë. Më bën të gjitha analizat, skanerin madje e pagoi vetë mjeku. U kujdesën për mua, nuk kam ç’të them, por më thanë që duhet të shkoj patjetër në Tiranë se dyshojnë për sëmundje të keqe. Por unë nuk kam, me se të shkoj”, shprehet e përlotur 32- vjeçarja.

Historia e trishtë e kësaj familjeje nisi katër vite më parë kur bashkëshorti i saj u nda nga jeta në moshë fare të re, edhe ai nga sëmundje e pashërueshme. Ndodhur pa asnjë të ardhur, asnjë pasuri, ajo bashkë me fëmijët u shpërngulën në familjen e prindërve të saj. Por sot endet në dyert e Bashkisë së Tepelenës.

“Vij këtu përditë. Kërkoj ndonjë ndihmë nga bashkia, kam fëmijët pa bukë. Kryetari i bashkisë, Tërmeti, më dha fjalën që do më ndihmonte. I tha atij të ndihmës ekonomike që të më shkruante emrin, por ai më përcolli te një zyrë tjetër. Të gjithë më përcjellin. Më thonë që nuk përfiton se burri ka punuar në të zezë. Ku të shkoj unë? Me se t’i ushqej fëmijët?

Punë nuk ka për mua. Jam e sëmurë, asnjë nuk më merr në punë”, tregon mes lotësh nëna e tre fëmijëve. Bashkë me tre fëmijët, 9, 7 dhe 4 vjeç, jeton një dhomë mes baltës, ku të mbyt lagështia e ku orenditë e vetme janë dy divane të vjetër, një dollap e një sobë e vjetruar druri.

Në kanatën që zëvendëson dollapin e bukës ka vetëm dy grushte trahana. “Ja kaq kam në dollap. Vetëm trahana. Edhe këtë ma kanë dhënë. Të vërë dorën në zemër për mua e fëmijët e mi kush ka mundësi të më ndihmojë. Ku do t’i lë këta fëmijë, që as sot nuk mundem t’i ushqej tamam? Jam në mes të katër rrugëve”, apelon dhimbshëm Zhani. Gjyshja e moshuar është e vetmja shpresë për vajzën e vetme dhe nipërit e mbesën e saj.

“Unë kam vetëm një pension fshati, 50 mijë lekë të vjetë. Ato lekë që marr, blejmë një thes miell”, tregon nëna e 32-vjeçares. Historia e Zhanit dhe fëmijëve të saj bëhet akoma më e dhimbshme kur dëgjon nga e ëma debatet familjare dhe kërkesat e dy vëllezërve të saj për ta nxjerrë nga dhoma ku jeton. Të gjithë duan pronësinë e asaj dhome mes baltës, ku fusin kokën tre fëmijët e uritur dhe e ëma e tyre e mposhtur nga vuajtjet, uria dhe sëmundjet.

Festat e fundvitit janë një ëndërr e huaj për këtë familje që jeton mes skamjes migjeniane. Po vogëlushët e vegjël kanë ëndrra si çdo fëmijë, ëndërrojnë babagjyshin me dhurata, duan makina, lodra, ndërsa djali i madh ka vetëm një dëshirë: Të ketë një shtëpi.