18 vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore, prindërit e vajzës nga Kruja apelojnë për ndihmë


Kjo është 18 vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnesh i Krujës. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e kjo për shkak se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Në muajin nëntor 2018 ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, “sklerozë e shumfishtë” që e çon të sëmurin në paralizë të plotë dhe pastaj drejt vd.ekjes. Eugersa është një nxënëse e shkëlqyer në mësime por sëmundja e ka detyruar të lërë shkollën, ku vitin e 3 të gjimnazit ajo e ka lënë në mes.

Fillimisht ajo u trajtua nga mjeku Altin Kuqo i cili bëri ç’mos për t’ja lehtësuar sëmundjen që cilësohet tepër e rrallë dhe në rang global.

Mjeku Kuqi i sugjeroi familjarëve të vajzës mundësinë e kurimit të saj në Itali pasi në Shqipëri kurimi nuk është i mundur. Familarët dhe të afërmit e nisën 18-vjeçaren drejt Italisë, në Siena ku ajo ju nënshtrua një trajtimi të specializuar që t’i frenonte sa të ishte e mundur përparimin e sëmundjes.

Por vetëm kaq pasi për shërimin e saj duhet një iIaç që kushton shumë shtrenjtë, çmimi i të cilit, sëbashku me analizat e aparaturat shkon në total 80 mijë euro.

Nevojiten 5 seanca trajtimi mjekësor me këtë iIaç tepër të shtrenjtë e tepër të rrallë që vajza të ketë një mundësi për të jetuar. Prindërit dhe të afermit e Gersës bëjnë apel për ndihmë çdokujt që ka mundesi, institucione shtetërore, qytetarë te thjeshtë apo biznezmenë.

Ato janë në një gjendje shoku të paimagjinueshme, të gjitha kursimet që kishin i kanë shpenzuar. Madje kanë marrë edhe borxhe dhe nuk iu ka mbetur më asgjë për të shitur.

Ata thonë se kanë shitur çdo gjë dhe janë gati të shesin edhe banesën e tyre. Vetë Gersa nga Italia ku është e shtruar në pritje të ndonjë donacioni për t’u kuruar bën apel për ndihmë.

Numri i bankës: IBAN 00001189076