18-vjeçares nga Kruja i rr.ezikohet jeta nga sëmundja e rëndë, vajza bën apelin th.erës


Kjo është thirrja e dëshpëruar e Eugersës 18-vjeçare nga fshati Bushnesh i rrethit të Krujës, e cila vuan nga sëmundja e rëndë e sklerozës multiple.

Eugersa Bregu është 18 vjeç. Ajo studion në gjimnazin e Mamurrasit dhe është me rezultate të shkëlqyera në mësime. Ajo është diagnostifikuar me sëmundjen e sklerozës multiple (të shumëfishtë), ndërsa për kurimin e kësaj sëmundjeje nevojiten 5 seanca që kushtojnë nga 14 mijë euro secila.

Kjo është një sëmundje që kërkon një kurim të shpejtë. Eugersa kërkon ndihmë nga të gjithë shqiptarët që ta ndihmojnë sepse terapia që i duhet të vazhdojë është shumë e kushtueshme.

Vajza rrëfen se terapinë e ka nisur fillimisht në Tiranë, por doktorët shqiptarë nuk i kanë dhënë shpresa, pasi iIaçet që kurojnë këtë sëmundje nuk gjendeshin atje. Me ndihmën e të afërmve Eugersa e ka vazhduar kurimin në Itali, por nga pamundësia ekonomike e familjes për terapitë, ajo kërkon ndihmën e shqiptarëve pasi rrezikon të mbetet në karrige me rrota për gjithë jetën.

Trajtimi për Eugersën kushton 80 mijë euro dhe mund të bëhet vetëm jashtë Shqipërisë dhe vetëm nga specialistë të kësaj sëmundjeje. Për më shumë dëgjoni edhe rrëfimin që Eugersa ka bërë ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Numri i celularit të familjarëve të Eugersës 0696332905

Numri i llogarisë bankare në Credins bank:

AL 32212132450000000001189076