Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit e “E diela Shqiptare” u publikua një histori e dhi mbshme e një gruaje që kishte një djalë 13 vjeçar, e cila e kishte rritur e vetme pasi bashkëshorti e ka braktisur për 13 vite. Ajo i kërkonte ndihmë babait të saj 72-vjeçar pasi e braktisur nga bashkëshorti nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën.
Kjo histori tr agjike i ka fillesat në 6 mars 2005, ku ajo lidhi kurorën më bashkëshortin e saj i cili vetëm pas 13 muajsh pas lindjes së djalit e braktisi duke u nisur për Greqi.
Mirëpo lidhur me këtë histori ka reaguar gazetari Sokol Dema i cili pretendon se kjo ngjarje është e stisur pasi në televizionin ku ai punon, kjo historia është trajtuar në një formë tjetër. Sipas gazetarit zonja në fjalë me një kalvar vu ajtjesh ka patur dhe mbështetjen maksimale të familjes, gjë që bie ndesh me mënyrën se si u trajtua në emision.
Statusi i gazetarit:
“Perdh unim” i se vertetes ne menyren me bar bare tek “E Diela Shqiptare” per kete histori. Zonja ne fjale me nje kalvar vuajtjesh, raportuar pak jave mepare ne Antena Televizion, ka patur dhe ka mbeshtetjen maksimale nga familja, sidomos nga i ati. Te dy, me lot ne sy rrefejne per dhi mbjen e tyre.
Ne te gjithe prononcimin qe zoteria ka bere per ATV, nje fraze ka qene magjike: “Nipi eshte drita e syve te mi, forca per te ecur perpara.” E kjo, normalisht bie ndesh me ate qe u tha tek “Shihemi ne Gjyq”. Sa keq Ardit, komercializem deri ne infinit dakord, por te lutem, e verteta eshte e shenjte!”.