Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane: komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive. Çdo gjë, përveç një faktori shumë të rëndësishëm: njerëzit.
Këto qytete misterioze – dhe gati krejtësisht të zbrazëta – janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale në lokacione urbane, shkruan “The Independent”.
Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos.
Fotografi Kai Caemmerer u fascinua nga këto plane urbane, dhe udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato. Koleksioni i tij i quajtur “Unborn Cities” (Qytetet e palindura), përshkruan një tip komplet të ri të zhvillimit urban.
“Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku qytetet fillojnë si zhvillime të vogla dhe rriten në përputhje me industritë lokale, këto qytete kineze ndërtohen gati krejtësisht dhe kompletohen para se aty të futen njerëzit”, tha Kai Caemmerer për “Business Insider”.
Shikoni 12 foto “të frikshme” nga ky koleksion: