‘1 cm rrugë, 2000 €’/ Rama ‘kap’ gafën e Bashës me shifrat: 7*7 = 42 është lule përpara kësaj të fundit


Nga protesta te “Unaza e Re” në mbështetje të banorëve, kryetar i PD-së, Lulzim Basha tha se 1 cm rrugë do kushtojë 2000 euro. Mirëpo me një përllogaritje të thjeshtë për 2 km rrugë që është pjesa e “Unazës së Madhe” që do zgjerohet nga zona e Astirit e deri te ish-sheshi “Shqiponja” vlera e projektit tejkalon me disa herë shifrën e 40 mln eurove.

Është kryeministri Edi Rama i cili në një status në Facebook shkruan se sipas matematikës së kreut të PD, rruga i bie të kushtojë 12 miliard euro, një shifër kjo ekst.reme, sa dyfishi i buxhetit vjetor të Shqipërisë. Sipas Ramës, gafa e fundit e Bashës me shifrat është më e rëndë se ajo në parlament kur tha se 7 shumëzim për 7 bëjnë 42.

Postimi i Ramës:
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist.

Edhe pasditen e djeshme Lulzim Basha iu bashkua protesës së banorëve të “Astirit”. Kreu demokrat paralajmëroi se nesër opozita do den.oncojë me fakte atë që ai e quan megavjedhje me projektin e zgjerimit të “Unazës së Madhe”.