/Zyrtare:Hapet në Shqipëri televizioni Euronews Albania

Zyrtare:Hapet në Shqipëri televizioni Euronews Albania

Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan sot partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon të arrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit tëZi.

Me lançimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franchise për herë të parë.

Grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumë kulturore që do të sjellë te media e re.

Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të Euronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.

Michael Peters, Drejtori Ekzekutiv i Euronews, tha:

Jemi vërtetë të emocionuar që kemi krijuar këtë partneritet me grupin “IN Media”, për këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme për Euronews-in. Për herë të parë, ne po krijojmë një franchise, ekskluzivitet tëEuronews-it”.
Theodhori Cami, drejtuesi i “IN Media Group” u shpreh:

Merita për lançimin e Euronews Albania është jo vetëm e grupit “IN Media”, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do të bëhen pjesë e një projekti krejtësisht të ri, themelet e të cilit gjenden tek ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse ne do të ofrojmë një standard unik për median, si askund tjetër në rajon”.
Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi.

Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi Euronews Albania do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së transmetimeve.