Zhurmë e frlkshme në një objekt shtetëror në Mitrovicë – askush nuk guxon të qëndrojë natën (Video)


Zhurmë e fri kshme në një objekt shtetëror në Mitrovicë – askush nuk guxon të qëndrojë natën.

Ditën është i destinuar për punë me palë. Por si duket, natën njerëzit nuk janë vizitorët e vetëm të qendrës rajonale të pensioneve në Mitrovicë.

Kështu të paktën pretendojnë rojet e objektit këtu të cilët thonë se javëve të fundit janë duke dëgjuar zëra dhe krlsma për të cilat thonëse janë të tme rrshme dhe nuk ngjasojnë me të njerëzve.

Madje pamje si këta po i bëjnë ata që rojën ta bëjnë nga makina por kohë pas kohe të hyjnë edhe brenda.

Kompania ‘Rojet e Nderit’ e cila e bën sigurinë e objeektit nuk ka pranuar të prononcohet për rastin.

Por një epror i saj tha për Klan Kosovën se zhurma vjen nga kati i dytë i këtij objekti.

Por ata që ditën punojnë në këtë objekt deklarojnë se nuk kanë hasur në gjëra të tilla.

Drejtori i kësaj qendre Mensur Beqiri dyshon se problemi mund të qëndrojë te vjetërsia e objektit dhe afërsia me Klinikën e Pediatrisë.

Kontrolle në këtë vend kanë bërë edhe zyrtarët policorë mirëpo zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se nuk kanë hasur nëndonjë gjë të dyshimtë./klankosova. /