Zhduket Adriatik Llalla/ Makthi i Ilir Metës dhe i Sali Berishës se ai mund të kthehet në “i penduar” i rrezikon jetën ish-kryeprokurorit


sh-kryeprokurori Adriatik Llalla, nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie, ka disa javë që ka humbur çdo kontakt me avokatin e tij në Shqipëri. Humbja e gjurmëve nga Llalla detyroi Kolegjin e Apelimit, organin më të latë të Vetingut, që të shtyjë vendimmarrjen nëse ish-kryeprokurori do t’i nënshtrohet apo jo nga Vetingut. Adriatik Llalla është arratisur me pretendimin se nuk e përballon dot gjyqin dhe më pas burgun në Shqipëri. Por nuk është çudi që ish-kryeprokurori të jetë eliminuar fizikisht që të mos dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale për aferat, krimet dhe veprimtarinë mafioze të kokave të politikës shqiptare.

Dy njerëzit më të interesuar për zhdukjen e Adriatik Llallës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, që përfaqësojnë sot perandorinë e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan. Marrja nën hetim i Adriatik Llallës dhe paralajmërimi publik i ambasadorit amerikan Donald Lu se do të përfundojë në burg, ka tmerruar Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Dyshja e krimit dhe korrupsionit i tremben mundësisë që Adriatik Llalla mund të shndërrohet në i penduar i drejtësisë, për t’i shpëtuar burgut. Në këmbim të një dënimi më të lehtë, Llalla mund të bashkëpunojë me amerikanët dhe drejtësinë, duke treguar gjithçka di rreth dy tutorëve të tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ligji i ndryshuar për Kodin e Procedurës Penale dhe ligjit i ndryshuar për mbrojtjen e dëshmitarëve, i jep mundësi Adriatik Llallës që të përfitojë maksimalisht, të shpëtojë veten dhe familjen, me kushtin që të rrëfejë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo më vona para Prokurorisë Posaçme gjithçka di për korrupsionin dhe krimin në nivele të larta në Shqipëri. Ligjet e ndryshuara parashikojnë miratimin e një marrëveshje me disa pika, të cilat duhet të zbatohen nga të dy palët, në rastin konkret nga ish-kryeprokurori dhe nga organi i akuzës.

Ky rrezik real, mund të ketë detyruar Sali Berishën dhe Ilir Metën, të vënë në lëvizje strukturat e tyre mafioze, për të zhdukur nga faqja e dheut një prej dëshmitarëve më të rëndësishme të veprimtarisë së tyre kriminale që pas vitit 2003. Thjeshtë arratisja e Llallës nga Shqipëria dhe përpjekjet për të përfituar strehim politik në Gjermani nuk do të mjaftonin për Berishën dhe Metën, pasi rreziku i kthimit në Shqipëri i ish-kryeprokurorit është shumë i madh, për shkak se pas amerikanëve, gjermanët janë kontribuuesit e dytë më të mëdhenj për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Po pse Adriatik Llalla mund të fundosë përgjithmonë Ilir Metën dhe Sali Berishën nëse kthehet i penduar? Arsyeja është e thjeshtë. Faktet janë të thjeshta. Në vitin 2003, Berisha dhe Meta i besuan Adriatik Llallës mbrojtjen e pasurive të krimit dhe korrupsionit, duke e emëruar në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjatë kësaj detyre, Llalla tregoi besnikëri të madhe për të mbuluar pasuritë e dyshimta të familjarëve të Sali Berishës, pasuritë e krimit dhe korrupsionit të Ilir Metës dhe pasuritë e njerëzve të tyre të besuar.

Pasi fitoi besimin e dy tutorëve në këtë detyrë jetike, Ilir Meta dhe Sali Berisha i besuan Adriatik Llallës detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke hequr Ina Ramën, para se t’i mbaronte mandatit.

Edhe këtë detyrë, Adriatik Llalla e kreu më zell të madh. Mbylli dosjet e krimit dhe korrupsionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sabotoj dosjen e 21 Janarit. Nuk lejoi hapjen e dosjes së Gërdecit. Nuk lejoi hapjen e dosjes së vjedhjes së 230 mijë eurove më rrugën Durrës-Kukës, me autor Lulzim Bashën. U tall dhe mbylli dosjen e shitjes së detit. Tentoi të sabotonte dosjen CEZ. Mbrojti deri ditën e fundit krimin dhe korrupsionin në tërësi në nivelet e larta, të të gjithë krahëve politikë.

Por Adriatik Llalla bëri një gabim fatal: Sfidoi SHBA dhe BE për t’u hyrë më shumë në zemër dy tutorëve të tij, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Me miratimin e Berishës dhe Metës, Adriatik Llalla, fillimisht kundërshtoi reformën në drejtësi, vepër kjo e SHBA dhe BE, për të shembur kështjellën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Më pas Llalla u shpalli luftë frontale, ambasadorëve të SHBA-BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Për Donlad Lu tha se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ndërsa për Romana Vlahutin tha se i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Po si mundet që SHBA-BE të kërkonin arrestimin e Metës dhe Berishës, tek zari dhe ushtari i tyre Adriatik Llallën?

SHBA-BE e kanë kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, por këtë kërkesë do ta realizojnë përmes Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme. Për këtë arsye, ambasadori amerikan paralajmëroi se fillimisht në burg do të hyjë vetë Adriatik Llalla, për t’u hapur rrugën më pas dy tutorëve të tij, Ilir Metës dhe Sali Berishës./Pamfleti